Transmetuar më 26-10-2021, 08:01

Dhe rasti vjen nga SHBA. Mediat amerikane shkruajnë se policia ka gjetur tre fëmijë të braktisur.

Po ashtu, policia gjeti edhe eshtrat e një të mituri tjetër. Mësohet se fëmijët janë gjetur nga policia në një apartament të braktisur në Hjuston.

Ka dyshime se fëmijët janë braktisur nga prindërit. Një prej fëmijëve, 15 vjeç ka thënë në polici se ishte braktisur bashkë me të tjerët dhe se vëllai i tyre 9 vjeç kishte vdekur.

Fëmijët e gjetur gjallë ishin të lënduar dhe të paushqyer, prandaj janë dërguar në spital.

Nuk dihet nëse fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe si kanë kaluar muaj të tëra pa ushqim. Nëna e tyre dhe i dashuri janë arrestuar.

Oficeri i policisë ka thënë se nuk ka dëgjuar kurrë rast të ngjashëm, kaq tragjik.