Transmetuar më 28-10-2021, 20:01

Ngjarje e rëndë në Itali. Mediat lokale bëjnë me dije se Alessio Madeddu, kuzhinieri italian i Teulada, i cili më parë kishte marrë pjesë në programin e Alessandro Borghese, ‘4 Restorante’, është vrarë me sëpatë. Trupi i 52-vjeçarit u gjet në dhomën e tij.

Marsin e kaluar, Madeddu, 51 vjeç, u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg për tentativë të dyfishtë për vrasje, dëmtim dhe rezistencë. Në nëntor 2020, shefi i kuzhinës sulmoi një patrullë karabinierësh me një buldozer pasi ai refuzoi testin e alkoolit. I arrestuari kishte kaluar rreth 5 muaj në paraburgim në burg dhe pas dënimit kishte marrë arrest shtëpie. Karabinierët e komandës provinciale të Cagliarit hetojnë vrasjen.