Transmetuar më 25-11-2021, 10:48

Si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse në Sudan, 5 persona janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur. Lënda plasëse ishte brenda një makine, e cila shpërtheu brenda një shkolle.

“Ka pasur një shpërthim të një makine të bllokuar. Vdekja e pesë personave është konfirmuar dhe 15 të tjerë janë plagosur," tha zëdhënësi i policisë Mohamed Abdilahi për AFP, duke shtuar se 11 nxënës ishin në mesin e të plagosurve.

“Nuk e dimë se cili ishte objektivi i sulmit”, tha ai.

Abdelkadir Abdirahman, drejtor i shërbimit të ambulancës tha: "Deri më tani ne e dimë se pesë persona janë vrarë dhe 23 janë plagosur".

Abdiasias Abu Musab, një zëdhënës i grupit xhihadist Shebab, i tha Reuters se kishte marrë përgjegjësinë për aksionin, duke thënë se objektivi ishte një kolonë e OKB-së.

Shpërthimi, pranë kryqëzimit K4 në zemër të Mogadishu, ishte aq i fuqishëm sa pjesë të shkollave dhe një spitali aty pranë u shembën.