Transmetuar më 25-11-2021, 12:08

Wanda Nara vazhdon të flasë për veten. Pas intervistës së gjatë mbi të vërtetën e saj, dhënë shoqes gazetare argjentinase Susana Giménez, gruaja e Mauro Icardit publikoi diçka në Instagram.

Kjo dukej si referencë e qartë për aferën e China Suarez me sulmuesin e PSG-së. “Ato foto që nuk i poston, ato fjalime që nuk i citon dhe ato histori që nuk mund t’i tregosh dot kanë gjithmonë një vlerë më të veçantë”, – ka shkruar Wanda në Instagram.

Shumë e kanë interpretuar fjalinë si një “thumbim” për të dashurën e supozuar të burrit të saj. Gjithsesi, ka pasur edhe nga ata që nuk e kanë “dekriptuar” dot statusin e saj, duke e drejtuar gishtin nga showgirl-i argjentinas.

Në Argjentinë, megjithatë, jo të gjithë mbrojtën Wanda Narën. Mes kritikëve është edhe influencuesja e njohur Dani La Chepi, e cila ka postuar një mesazh mjaft të diskutueshëm në Twitter kundër agjentes dhe gruas së Icardit.

“Wanda flet për vlerat, – shkroi ajo, duke iu referuar fjalëve të saj gjatë intervistës me Susana Giménez, – por u dashurua dhe më pas martua me mikun e ish-burrit”. Referenca e qartë është telenovela me Maxi Lopez, një mik i madh i Icardit në kohën e martesës së tij me Wanda Nara.