Transmetuar më 25-11-2021, 12:05

Presidenti i SHBA Joe Biden i kaloi përkohësisht pushtetin Zëvendës Presidentes Kamala Harris të premten e kaluar, ndërsa ai iu nënshtrua një kolonoskopie.

Pas përfundimit të kontrollit, mjeku i shtëpisë së Bardhë në një letër të publikuar ditën e djeshme është shprehur, se polipi që iu hoq presidentit ishte beninj, pa rrezik.

‘Polipi që u hoq nga zorra e presidentit amerikan Joe Biden gjatë një kolonoskopie javën e kaluar është "beninj", zhvillohet "ngadalë" dhe "konsiderohet prekancerozë", pa kërkuar asnjë veprim të mëtejshëm’.

Ai shtoi se monitorimi i gjendjes së Biden ishte i rekomanduar dhe se presidenti duhet t’i nënshtrohet një kolonoskopie të re gjatë shtatë deri në dhjetë vitet e ardhshme.

Përveç kolonoskopisë, zoti Biden iu nënshtrua ekzaminimeve të përgjithshme dhe Dr. Conor siguroi se presidenti, 79 vjeç, është "i shëndetshëm" dhe plotësisht i aftë për të kryer detyrat e tij.