Transmetuar më 29-11-2021, 11:06

Sulmuesi i PSG-së, Neymar, do të mungojë për rreth gjashtë javë në fushat e lojës. Ky është verdikti i mjekëve, kohëzgjatja që rekomandohet për riaftësimin e yllit brazilian, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit të Ligue 1.

Sipas RMC, sulmuesi 28-vjeçar pësoi një goditje të fortë në kyçin e këmbës së majtë, çka e detyroi të largohej nga fusha me barelë, i asituar nga mjekët e ekipit. Braziliani, së bashku me Messin dhe Mbappé është një nga lojtarët më të rëndësishëm për trajnerin Mauricio Pochettino.

Report: Neymar Set to Miss PSG's Next Three Games Due to Injury - PSG Talk

Ai do të mungojë deri në vitin 2022, ndërsa evolucioni i dëmtimit do të shënojë edhe disponueshmërinë për PSG. Neymar mund të jetë jashtë fushave deri në javën e dytë të janarit, ndaj pritet të humbasë deri në gjashtë ndeshje ndërmjet Ligue 1 dhe Champions League.

Skuadra pariziene do të përballet në ndeshjet e radhës me Nice, Lens, Bruges, AS Monaco, Lorient dhe Olympique Lyon. Kjo e fundit është ndeshja e parë e vitit 2022, duel kyç për titullin në kampionatin vendas francez.

Pas largimit nga stadiumi me paterica, 29-vjeçari postoi një mesazh “luftarak” në rrjetet sociale: "Duhet të shërohem. Fatkeqësisht, këto gjëra janë pjesë e jetës së një sportisti. Duhet të ngre kokën, të ec përpara. Do të kthehem më i fortë". Mauricio Pochettino nuk e fshehu shqetësimin e tij për situatën e sulmuesit: “Do të duhet ta shohim nesër, por në televizion pamjet janë të trishta”.