Transmetuar më 29-11-2021, 19:06

Droni “Wing Loong-10” i prodhuar nga Kina, kreu të shtunën e sotme vëzhgime bashkëpunuese mbi sistemet e reve mbi oqean, shpërndarjen e profilit të temperaturës e lagështisë, fushat e erës sipërfaqësore dhe faktorë të tjerë meteorologjikë, bëri të ditur Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, prodhuesja kryesor i avionëve në vend.

Gjatë tërë misionit, të gjitha sistemet e dronit “Wing Loong-10” ishin në gjendje të mirë me të gjitha ngarkesat funksionuan mirë, bëri të ditur Korporata.

“Wing Loong-10” është një model dronësh të lartësive të mëdha dhe me shpejtësi të lartë. Ai ka sisteme të besueshme dhe funksionim të sigurt, të përshtatshëm e efikas. Të gjitha këto i mundësojnë të përmbushë kërkesat e ndryshme nga klientët.

Ky mision është një hap i ri përpara i Kinës për të ndërtuar një sistem vëzhgimi ajror me dronët si element kryesorë.

Ndërkohë, ai hedh themele për përdorimin detar dhe parandalimin dhe zbutjen e fatkeqësive, si dhe ofron mjete teknike të reja dhe të sakta për shërbimet globale meteorologjike, tha Korporata e Industrisë së Aviacionit.