Transmetuar më 29-11-2021, 19:26

Moti ekstrem ka mbërthyer Turqinë, ku për pasojë 4 persona janë vdekur dhe dhe 19 të tjerë janë plagosur në Stamboll.

Në vend ka prani të erërave ekstreme, ndërsa  zyrës së guvernatorit, mes viktimave ishte edhe një shtetas i huaj, ndërsa paralajmëroi se erërat e forta me shpejtësi deri në 130 km në orë do të vazhdojnë edhe të martën.

Erërat kanë rrëzuar pjesë të ndërtesave, duke përfshirë pllaka betoni nga çatitë dhe muret. Në pamjet e transmetuara shihen këmbësorë duke shpëtuar nga mbeturinat që fluturojnë nga era.

Kompania ajrore turke, Turkish Airlines, raportoi ndërprerje të orarit të fluturimit, ndërsa Bosfori është mbyllur për trafikun nga të dy drejtimet.

Pamjet nga Izmiri treguan gjithashtu ngritjen e nivelit të detit, ndërsa rrugët ishin të mbushura me ujë.