Transmetuar më 23-12-2021, 12:33

E rëndë në Gjakovë. Dy motra janë bërë bashkë dhe kanë dhunuar nusen e vëllait, ndërsa i kanë marrë fëmijët dhe e kanë nxjerrë nga shtëpia. Episodi është regjistruar në fshatin Qifllak.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka konfirmuar ngjarjen në fjalë, ndërsa bëri me dije se, pas marrjes së denoncimit nga e dhunuara, kësaj të fundit i janë rikthyer dy fëmijët e mitur, me të cilët është strehuar tek prindërit e saj.

Ndërkohë, njëra prej të akuzuarave është arrestuar dhe marrë në pyetje për ngjarjen, ndërsa kunata tjetër është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në banesën e saj kur ka shkuar policia ta shoqërojë në komisariat.