Transmetuar më 26-12-2021, 09:35

Një banesë është përfshirë nga flakët në Ferizaj.

Brenda shtëpisë ka qenë një fëmijë tre vjeç që ka pësuar djegie të ndryshme në trup.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset dhe policia.

Zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë fëmijën që është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.