Transmetuar më 03-01-2022, 10:20

Dy persona kanë raportuar në polici se makinat e tyre janë dëmtuar nga plumbat që dyshohet të jenë nga festimet e natës së Vitit të Ri.

Njëri rast ka ndodhur në rrugën “Ahmeti Gashi” në Prishtinë.

“Rr. Ahmet Gashi, Prishtinë 01-02.01.2022 – 14:40-08:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga ‘festimet’ gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01-02.01.2022 – 18:00-15:30. Ankuesi mashkull kosovar  ka raportuar se vetura e tij i është dëmtuar nga një predhë, dyshohet nga’ festime’t gjatë festës së vitit të ri. Policia është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.