Transmetuar më 05-01-2022, 16:44

Ngjarje e rëndë në Kosovë. Një burrë me inicialet S.Q. 51 vjeç dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gruan e tij në Llaushë të Skenderajt.

Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe ka sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë.

Policia tha se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Burime për Noa.al bënë me dije se ngjarja ka ndodhur sot në mesditë. Menjëherë sapo është njoftuar, policia ka shpejtuar drejt fshatit Llaushë. Aty kanë gjetur L.Q, 48 vjeç, të qëlluar me disa plumba.

Megjithëse e kanë transportuar për në spitalin rajonal në Mitrovicë nga autoritetet spitalore është raportuar se viktima, si pasojë e plagëve, kishte vdekur.

Një burrë është shoqëruar në izolim, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertim mjeko-ligjor në IML.