Transmetuar më 06-01-2022, 22:45

Një ngjarje tragjike ndodhi dje në Kosovë duke i tronditur të gjithë pasi burri dyshohet se qëlloi për vdekje gruan e tij. Vëllai i 51 vjeçarit tregon se ky i fundit kishte kriza nervore dhe nuk kishte pranuar të shkonte tek psikologu.

Kishte vetëm pak ditë që familja e 48-vjeçares tashmë të ndjerë dhe burrit të saj 51-vjeçar ishin takuar pasi po përpiqeshin që të bashkonin çiftin.

Kjo rezultoi e kotë ndërsa mësohet se para disa javësh, gruaja kishte denoncuar bashkëshortin në polici, ku ishte marrë në pyetje për 5 orë e më pas ishte lënë i lirë.

Vëllai i tij ka thënë se institucionet e sigurisë do duhej ta mbanin në burg të paktën 2-3 muaj.

Kjo pasi sipas tij, ai për shkak të kushteve jo të mira ekonomike po kalonte kriza nervore.

Ai ka bërë të ditur se kunata e kishte duruar shumë për hir të fëmijëve. Kur ndodhi krimi, të pranishëm ishin edhe 2 nga 3 fëmijët e ciftit.

48 vjecarja nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të rënda.