Transmetuar më 12-01-2022, 12:23

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka bërë bilancin e ekonomisë për vitin 2021.

Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj, bëri krahasimin me vitin 2020 që lidhet me pandeminë dhe bllokimin, duke thënë se ekonomia në 2021 erdhi në rritje, duke u rigjallëruar.

Ndër të tjera, Ibrahimaj bëri me dije disa sektorë që kanë pësuar rritje, përveç atij të bujqësisë dhe parashikon një rritje prej 4.1% për vitin 2022.

“Të ardhurat e këtij viti do të mbyllen me një rritje me 22%. Viti 2020 ka qenë i vështirë. Nëse e krahasojmë me 2019 të ardhurat janë rritur me 11%. Ky rezultat besojmë dhe kemi tregues që ka ardhur si i ndikuar nga ecuria e mirë  bizneseve por edhe nga fiskalizimi.

Tek treguesit makroekonomi, që dua të ndalem te punësimi. Norma e papunësisë në tremujorin e tretë arriti normat e vitit 2019. Duke treguar që ekonomia është rigjallëruar. Në 2022 do të flasim për reforma që do të çojnë në zhvillimin  mëtejshëm. Me pagat, në tremujorin  tretë u rritën me 6.4% në krahasim me një vit më parë.

I vetmi sektor që nuk ka pasur ecuri të kënaqshme është bujqësia. Dhe numri i bizneseve në linjë me zhvillimet ekonomike ka ardhur në rritje. Këto janë tregues që do të vijojnë të ndiqen dhe analizohen me kujdes.

Kemi pasur një ecuri të mirë ekonomike nga ana e prodhimit. Investimet janë ndikuar si nga ato publike, ndërkohë që edhe investimet private kanë shënuar rritje. Ne mendojmë se kjo rritje do të vazhdojë edhe për vitin 2022, sigurisht jo në nivelet e 2021, por planifikojmë një rritje prek 4.1% në vitin 2022”, u shpreh ajo.