Transmetuar më 13-01-2022, 21:11

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se dy persona kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të policëve në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, ku dyshohet se personat në fjalë kishin hyrë në një shtëpi me forcë.

“Rreth orës 18:20, kemi pranuar informatën se në një shtëpi në fshatin Dobërdol të Podujevës, me forcë janë futur katër persona të dyshuar. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar. Në ikje e sipër njëri nga personat e dyshuar ka shtënë me armë zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar”, deklaroi Ahmeti.

Më tej ajo shtoi se policia ëhstë duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.