Transmetuar më 19-01-2022, 18:26

Ngjarja ndodhi në Afrikën e Jugut.

Persona të armatosur sulmuan një mjet të blinduar që transportonte para në një autostradë në Cape Town.

Grabitësit arritën të shpërthenin blindin me eksploziv dhe rrëmbyen prej tij pjesën më të madhe të parave, duke lënë të plagosur shoferin dhe shoqëruesit e tij.

Pas largimit të grabitësve, shoferët dalin nga makinat dhe mbushin duart, xhepat, bluzat, çantat, e madje edhe pantallonat me para.

Policia bën me dije se deri tani ka arrestuar 2 persona për sulmin, ndërsa pjesëtarët e tjerë të bandës janë larguar me paratë.