Transmetuar më 21-01-2022, 12:13

Më 6 mars mbahen zgjedhjet e pjesshme vndore. Dy grupimet PD dhe Komisioni Rithemelimit kanë zyrtarizuar faktin e pjesëmarrjes.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi është shprehur se në këto zgjedhje mund të regjistrohen të gjitha partitë që plotësojnë kushtet sipas ligjit.

Ndërkohë që i pyetur nga gazetarët lidhur me PD-në dhe Komisionin e Rithemelimit se kë do regjistrojë KQZ, Celibashi tha se kjo nuk është çështje e KQZ-së.

Ai thekson se kjo situatë është e përcaktuar mirë nga ligji.

“Partia politike që kërkon të regjistrohet si subjekt zgjedhor, duhet të paraqesë disa dokumente, dhe një vendim nga Gjykata e Tiranës për partinë politike, emrin, organet drejtuese, organet kompetente për marrëdhëniet me të tretët. Nuk është çështje e KQZ-së, por e përcaktuar mirë nga ligji. Në momentin kur do fillojë regjistrimi i partive politike, do të merrni dijeni për partitë që regjistrohen dhe përfaqësuesit e tyre. Qoftë në raport me KQZ-në.” – tha Celibashi