Transmetuar më 21-01-2022, 17:34

Zbulohen emrat e parë të kandidatëve të besuar të Partia Soiclaiste, Partia Demokratike dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike për në zgjedhjet e 6 marsit.

Në Durrës e Shkodër PS ka zgjedhur dy gra. Durrësi nuk ka risi, pasi vjen me Emirjana Sakon, e cila është e komanduar si kryebashkiake në qytetatin bregdetar. Ndërsa zonja tjetër që ka zgjedhur PS-ja për Shkodrën është Majlinda Angoni, e cila është aktualisht prefekte e këtij qyteti.

Nga ana tjetër kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që në Durrës të përfaqësohet nga Luan Hoti. Në të njëjtën zonë, Komisioni për Rithemelimin e PD-së ka nxjerrë si kandidat Ardian Mukën. Pritet që në orët në vijim të zbardhen të tjera emra përfaqësuesish të partive lokale që do të garojnë më 6 mars. Nga ana e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka ende asnjë prononcim për zgjedhjet në fjalë.

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Valbona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.