Transmetuar më 22-01-2022, 07:46
Një tragjedi njerëzore ka ndodhur në lumin Kongo në provincën e Ekuadorit të Republikës Demokratike të Kongos (KDC).
180 persona janë zhdukur si pasojë e fundosjes së një varke peshkimi.
Komisioneri i lumenjve të kryeqytetit të provincës Mbandaka, Competent Mboyo, tha se anija e vjetër e peshkimit me rreth 600 persona u fundos të hënën në mbrëmje në lumin Kongo për shkak të mbingarkesës.
Shumë të mbijetuar u shpëtuan nga Garda për Mbrojtjen e Mjedisit të Institutit të Konservimit të Natyrës së Kongos (ICCN).
Në mesin e viktimave të shpëtuar kishte shumë të plagosur.
Aksidente të tilla shkaktohen nga mungesa e mosmirëmbajtjes së anijeve dhe ngarkesave mbi kapacitetin e tyre.