Transmetuar më 22-01-2022, 13:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Rreth orës 13:00, në rrugën "Gjergj Legisi", një person dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar.

Për pasojë ka ndërruar jetë 59-vjeçari që ishte duke punuar, i identifikuar me inicialet K. K.

Kohët e fundit ka pasur shpesh raste të tilla kur punëtorët kanë rënë nga lartësia e kanë ndërruar jetë apo janë plagosur.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.