Transmetuar më 23-01-2022, 22:43
Ana Kauri, e njohur nga pjesëmarrja në "Për’puthen" sezonin e kaluar, ishte e ftuar sot në “E Diell”.
Në një nga lojrat e programit, u pyet për situata të ndyshme nëse do të ishte pjesë e ‘Big Brother VIP’.
Ana tha se do të lidhej me Tanin pasi i duket interesant dhe pozitiv.
Personazhi që do t’ia çirrte maskën do të ishte Monika ndërsa armiku do të ishte Iliri, pasi sipas saj ai është konkurenti më i fortë.
Ana e ka komenton Big Brother Vip edhe në Instagramin e saj nëpërmjet story-t ku ka shprehur hapur pëlqimin e saj për Ilirin.