Transmetuar më 30-01-2022, 07:46

Aktori i dashur shqiptaro-grek Panos Natsis (Panajot Naçi), ka humbur jetën në një aksident targjik.

Lajmi për vdekjen e tij ra si rrufe. Ai vdiq në moshën vetëm 31-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së shtunës teksa motori i tij është përplasur me një kamion në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou.

Naçi, para aksidentit fatal automobilistik ka kaluar momente të bukura me kolegët, teksa ka qenë në një festë për ditëlindjen e koleges së tij, Alexandra Tavoulari, të cilën e kishte organizuar vetë.

Ndonëse i ri, ka një repertor të pasur dhe gëzonte mjaft respekt në Greqi.