Transmetuar më 11-02-2022, 10:49

Pas temperaturave të ulëta dhe acarit polar, moti duket se ka marrë një kthesë në vendin tonë.

Fundjava parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore.

Por vija bregdetare do të vijoj në ndikimin e motit të kthjellët.

Sinoptikanët e kanë përshkruar motin në fundjavë si një pranverë e parakohshme.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten deri në 16°C. Megjithatë, temperatura të dielën ulet, duke arritur deri në 12 gradë Celsius.

Ddita e hënë do të jetë një ditë tipike vjeshte, me vranësira dhe reshje shiu, por jo me rrebeshe.