Transmetuar më 18-03-2022, 17:59

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,866 testime, 76 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 71 të shëruar në 24 orët e fundit

Situata: Janë kryer 1,866 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 76 qytetarë, në këto bashki: 36 në Tiranë, 6 në Lushnje, 5 Himarë, Sarandë, 4 në Durrës, 3 në Fier, Dropull, 2 në Kavajë, Skapar, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Delvinë, Gjirokastër, Kuçovë, Elbasan, Prrenjas. Janë 639 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 29 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2. Janë shëruar 71 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,835 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Mars 2022)

Raste të reja ditore 76 Të shëruar në 24 orë 71 Të shtruar në spitale 29 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 1,866

Testime totale 1,765,898 Raste pozitive 272,961 Raste të shëruara 268,835 Raste Aktive 639 Humbje jete 3,487

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 269 Fier 100 Vlorë 64 Shkodër 56 Kukës 42 Gjirokastër 33 Elbasan 27 Korçë 14 Lezhë 13 Durrës 9 Berat 7 Dibër 5