Transmetuar më 08-04-2022, 12:26

Arrestime për shpërdorim detyre në doganën e Morinës. Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim të plotë me Prokurorinë Speciale, kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit një operacion të gjerë në kuadër të urdhër arersteve nga organet kompetente.

Operacionit i koduar me emrin “Pika 2”i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit. Hetimi përfshin edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri). IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor.