Transmetuar më 19-04-2022, 10:42

Mali i Zi- Arrestohet ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë në Malin e Zi. Vesna Medenica u arrestua më datë 17 prill dhe akuzohet për veprën penale të “krijimit të organizatës kriminale” dhe “ndikim të paligjshëm.

Arrestimi i saj u bë pas publikimit në mediat vendase të disa audio-përgjimeve ku protagonist është djali i saj, Milos Medenica dhe një oficeri policie, Darko Laloviç. Medenica diskuton me oficerin për organizimin e blerjes së një sasie kokaine dhe cigare kontrabandë në portin e Tivarit, ndërsa shprehet i sigurt se nëna e tij është në dijeni të aktiviteti të paligjshëm dhe se mund t’i ofrojë atij mbrojtje nëse nevojitet.

Ish-kryetarjae gjykatë së Lartë u shtrua në spital menjëherë pas arrestimit, pasi nuk u ndje mirë, teksa më herëti i kishte mohuar akuzat.

Ndërkohë prangosja e saj u prit pozitivisht nga autoritetet malazeze, ku Ministria e Drejtësisë tha se arrestimi i Medenicës ishte një sinjal pozitiv për luftën e vendit kundër korrupsionit të nivelit të lartë.