Transmetuar më 20-04-2022, 14:23

KOSOVË– Po kthehej në familje, humb tragjikisht jetën studentja shqiptare. Një studente nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht gjatë rrugës nga Italia për në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar daja i së resë, Kolë Krasniqi, i cili është profesor në Universitetin e Pejës.

“Ah bre Donika e dajës, ma këpute shpirtin! Sapo i përfundove studimet ne Universitetin e Veronës, e nënshkrove kontratën e punës dhe u nise për Kosovë, e vdekja tragjike te rrëmbeu në lulen e rinisë duke ti ndërprerë te gjitha ëndrrat e jetës dhe duke na lënë përjetë me zemër te thyer dhe me lot në sy! Ngushëllime motra Verë për vdekjen e vajzës! Ngushëllime Familjes Nikollbibaj! Shpirti i bardhë i Donikës pushoftë në paqe!”, ka shkruar ai.