Transmetuar më 23-05-2022, 13:55

TIRANË – Seanca e sotme e Kuvendit ka pasur polemika mes deputetëve.

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka është përplasur me drejtuesen e seancës plenare në Kuvend, Ermonela Felaj.

Ai kundërshtoi faktin që Felaj i dha fjalën ministres Elisa Spiropali. Por, u kundërshtua nga socialistja.

Në momentin që Felaj i kërkoi të mos bërtiste në sallë, Paloka e quajti budallaqe dhe legene.

Drejtuesja e seancës i kërkoi të dilte jashtë më pas, por deputeti i PD-së nuk doli.

Pjesë nga debati:

Edi Paloka: Për procedurë është kjo, ia hoqe fjalën atij dhe ia dhe kësaj, po përse procedurë është kjo?

Ermonela Felaj: Çfarë ke që ulërin nga vendi, pse ulërin, dëgjohet deri në fund?

Edi Paloka: Ik moj budallaqe andej, legene!

Ermonela Felaj: Pse ulërin nga vendi? Boll u hakërreve, meritoni masë për fjalën që thatë në Kuvendin e Shqipërisë, nuk fyeni dot njeri në Kuvnedin e Shqipërisë, nuk fyeni dot askënd.

Edi Paloka: Shko moj andej, ik moj budallaqe, më nxirrke ti mua jashtë!

Ermonela Felaj: Dil jashtë, dil nga seanca!