Transmetuar më 23-05-2022, 18:15

ITALI- Blogerja e famshme italiane Chiara Ferragni ka publikuar foto me trendin e ri të kësaj vere.

Ajo e kaloi fundjavën me bashkëshortin e saj Fedez në Portofino të Italisë dhe natyrisht me dy fëmijët e tyre.

Ferragni nuk hezitoi të ndante disa foto me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo që bëri përshtypje ishte bluza e zezë dhe e qëndisur në formë recipetash.

Chiara u shfaq me një palë xhinse të zeza të grisura dhe me bikini ‘kuturu’ me rripa nëpër trup duke mbuluar me elegancë gjoksin e saj.

Chiara Ferragni është ikonë e mjaft fansave që imitojnë stilin e saj. Noa.al