Transmetuar më 23-05-2022, 18:41

Greqi- Gjithçka ndodhi në emisionin X-Factor në Greqi.

Këngëtari Stelios Rocco puthi pa dashje në buzë moderatorin e emisionit, Andreas Georgiou.

Video e këtij momenti është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka marrë mijëra klikime dhe komente nga ndjekësit.

Pasi hyri në skenë Rokkos është drejtuar drejt prezantuesit për t’a përshëndetur por gabimisht në vend që ta puthte në faqe e puthi në buzë.

“Stelio, më ke puthur në buzë”, ka thënë i habitur aktori, ndërsa këngëtari as nuk i ka kushtuar vëmendje dhe ka vazhduar të ecë pa pushim drejt vendin ku qëndron juria.

Por ky moment u komentua dhe vazhdon të komentohet në rrjete.