Transmetuar më 23-05-2022, 20:56

Gjatë seancës së pasdites, Kryeministri Edi Rama dhe Enkelejd Alibeaj këmbyen replika mes tyre.

Enkelejd Alibeaj: Mos ma hiq fjalën sesa folëm për qasje jokomuniste. Ti pse e ngjall? Mos mendon se pas asaj e ke radhën ti. Hapi kamerat kur të duash.

Edi Rama: Më thuaj kush është nga këta non grata

Enkelejd Alibeaj: Qetësohu. E ke të shkruar në raportet e DASH pse nuk të vjen mirë? Nuk ke kurajo civile për të njohur të parët e tu. Për faktin që je ulur në atë vend, mund të jesh jo aq hipokrit dhe i dhunshëm. Plagët e dikstaturës janë ende të gjalla. Jep shembullin i pari, largohu ti i pari. Ti je monumenti i komunizimit në këtë vend. Ke makthe. Këtë nuk bën dot ti. Për këtë arsye është shumë e padenjë. E krruajte edhe njëherë plagën e komunizimit. Nëse të ka mbetur njerëzillëk, ule zërin dhe bën ndonjë punë të mirë për ta si shenjë pendese dhe kujtese. Po bëre këtë janë shpirtrat e tyre që të falenderojnë.

Edi Rama: Ma trego kush është non grata. Mëso siç thoshtë shoku Enver. Kë ke non grata? Çohu dhe thuaje. Do të ta kujtoj unë se kë keni non grata në mes të sheshit. Vlen shprehja që kur fle më atë, zgjohesh me ato. Nuk të ndahen ato pa u ndarë nga ai.