Transmetuar më 23-05-2022, 21:16

Doktor David Heymann, i cili më parë ka drejtuar departamentin e urgjencave të OBSH-së, thotë se teoria kryesore për të shpjeguar përhapjen e lisë së majmunëve është transmetimi seksual midis burrave homoseksualë dhe biseksualë në dy festa masive të mbajtura në Spanjë dhe Belgjikë.

Ne e dimë se lija e majmunit mund të përhapet kur ka kontakt të ngushtë me puçrrat e dikujt që është i infektuar dhe duket sikur kontakti seksual tani e ka përforcuar atë transmetim.

Kjo teori është larg nga modeli tipik i përhapjes së sëmundjes në Afrikën qendrore dhe perëndimore, ku njerëzit janë të infektuar kryesisht nga kafshë si brejtësit e egër dhe primatët dhe shpërthimet nuk i kalojnë kufijtë. Deri më sot, OBSH ka regjistruar më shumë se 90 raste të lisë së majmunëve në dhjetëra vende përfshirë Britaninë, Spanjën, Izraelin, Francën, Zvicrën, SHBA-në dhe Australinë.

Shumica e njerëzve shërohen nga sëmundja brenda disa javësh pa kërkuar shtrimin në spital. Vaksinat kundër lisë janë gjithashtu efektive në parandalimin e lisë së majmunëve dhe disa ilaçe antivirale janë duke u zhvilluar.