Transmetuar më 10-06-2022, 12:53

SHBA- Një histori mjaft prekëse vjen nga SHBA. Një 50-vjeçare, nënë e tetë fëmijëve nga Utah, ka sjellë në jetë mbesën e saj, pasi u ofrua që të ishte nëna surrogate e vajzës së saj, pas viteve të betejave të fertilitetit.

Chalise Smith lindi vajzën e vajzës së saj 25-vjeçare, Kaitlyn Munoz, më 17 maj të këtij viti.

“Daily Mail” shkruan se 50-vjeçarja e mbajti fëmijën 9 muaj pasi kishte implantuar embrionet nëpërmjet fekondimit in vitro, por i porsalinduri është gjenetikisht fëmija i Kaitlyn dhe bashkëshortit të saj, Miguel Munoz.

“Ishte në mendjen time çdo ditë. Mendova për të. U luta për këtë, thjesht pyesja veten nëse ky ishte një drejtim apo rrugë e duhur për mua, para se ti tregoja Kaitlyn dhe Miguel si dhe bashkëshortit tim. I mbajta këto mendime për vete”, tha Chalise për “Good Morning America”.