Transmetuar më 21-06-2022, 12:06

Disa raporte pohojnë se avioni, në pronësi dhe i përdorur nga futbollisti më i shtrenjtë në botë, Neymar, u ul i sigurt në verilindje të Brazilit, pas frikës së madhe. Ai po kthehej në atdheun e sulmuesit 30-vjeçar të Paris Saint-Germain nga Barbados më herët, sot. Mbetet e paqartë nëse 222 milionë euroshi ishte në avion kur ndodhi incidenti shqetësues.

Neymar kishte ndarë më herët një foto të tij dhe të motrës Rafaella, duke pozuar në një pistë pranë një avioni. Më pas ngarkoi një foto nga brenda një avioni me pamje nga Miami, teksa po kthehej nga pushimet në SHBA.

The star shared this snap of him and his sister Rafaella on a runway just hours ago

Neymar, Rafaella dhe e dashura e lojtarit Bruna Biancardi ishin parë duke shijuar rrezet e diellit në fillim të kësaj jave në plazhin e Miami. Kjo ndodhi pasi ish-ylli i Barcelonës kishte luajtur poker në Las Vegas dhe kishte festuar titullin e Golden State Warriors në NBA.

Neymar then shared this snap from inside a plane following take-off

Neymar ka shpenzuar më parë 10.8 milionë euro për ta blerë avionin “Embraer Legacy 450”, edhe pse nuk dihet nëse ky është ai i përfshirë në këtë incident. Ylli i PSG-së, i cili gjithashtu zotëron helikopterin tjetër të stilit “Batman”, është në gjendje të mbajë deri në tetë pasagjerë të tjerë në bord.

Neymar had enjoyed poker and parties in Las Vegas before heading to Miami

Ky avion i shpejtë mund të përshkruajë deri në 531 milje në orë. Karakteristika më e mirë e avionit është sistemi i tij i përmirësuar i shikimit të fluturimit, i cili krenohet me një kamerë infra të kuqe. Neymar u nis për në Amerikë me të dashurit e tij pasi ndihmoi PSG-në të fitonte një tjetër titull të ligës franceze.

The world’s most-expensive footballer had been joined by his girlfriend Bruna Biancardi on his jollies

Ai më pas u bashkua me kombëtaren e Brazilit, duke shtuar tre gola të tjerë në llogarinë mbresëlënëse personale. Për momentin ka 74 gola në total me Brazilin, vetëm tri “rrjeta” pas golashënuesit legjendar e më të mirë të të gjitha kohërave të vendit, Pele.