Transmetuar më 23-06-2022, 23:50

Greqi- Mot i ‘çmendur’ në Greqi. Në njërën anë temperatura që shkojnë rreth 40 gradë, në anën tjetër breshër sa një top tenisi.

Një stuhi bresshëri ka rënë të enjten në bashkitë e njësisë rajonale të Serres, duke shkaktuar dëme në të mbjella dhe dëme në banesa.

Sipas mediave vendase, breshëri ra pasdite në Sfelinos dhe në zonat e komunave Nea Zichni dhe Amfipolis. Proti, Alistrati, Lefkothea dhe Stacioni Aggista janë disa nga fshatrat e prekur nga breshëri kokërrmadh. noa.al