Transmetuar më 24-06-2022, 18:09
Foto ilustruese

Itali- Bie në prangat e policisë i riu shqiptar në Itali.

32-vjeçari u kap duke transportuar një sasi kokaine, gati për shitje.

Policia kishte mbajtur nën vëzhgim shqiptarin, pasi ai bënte një jetë të kushtueshme ndërsa ishte i papunë. Në momentin e arrestimit atij iu sekuestruan dhe qindra euro, të cilat dyshohet se vinin nga tregtia e lëndëve narkotike.

Karabinierët kontrolluan shtëpinë ku banonte 32-vjeçari shqiptar ku gjetën 3300 euro cash. Përveç parave, të riut shqiptar iu gjetën edhe pajisjet për paketimin e kokainës dhe për të hedhur më pas në treg.

Ndaj tij u ngrit akuza e posedimit të drogës dhe trafikim të saj.