Transmetuar më 04-07-2022, 14:15

Kosovë- Breshë me plumba në drejtim të një klubi nate në Prishtinë.

Mësohet se në drejtim të diskotekës “Venom NightClub”, e cila ndodhet në Çagllavicë të Prishtinës,është qëlluar të paktën me 20 plumba.

Për pasojë ka pasur dëme të shumta materiale, por asnjë person nuk është lënduar duke qenë se është qëlluar në fasadën e jashtme.

Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe janë parë duke lëvizur me motorë, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Ende nuk dihet shkaku i sulmit. Paraprakisht raportohet se mund të jetë bërë ndonjë konflikt i pronarit të diskotekës.