Transmetuar më 06-07-2022, 14:12

Tingulli i dallgëve, muzikë romantike në sfond, një vakt i mirë familjar. Cristiano Ronaldo ka vendosur të bëjë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se si i ka shijuar pushimet në jahtin e tij me vlerë 6 milionë euro. Një dedikim i vërtetë për partneren e tij, Georgina Rodriguez, etiketuar në postim dhe shoqëruar me një "emoji" elokuent zemre.

Ish-kampioni portugez i Juventusit, protagonist i një sezoni të luhatshëm me Manchester United, ka vendosur të largohet nga "Djajtë e Kuq" në kërkim të një eksperience të re.

Thashethemet e tregut madje e kanë lidhur atë me Romën, duke pasur parasysh marrëdhënien e mirë që lidh CR7 me bashkatdhetarin José Mourinho, trajnerin e verdhekuqve. Ka kohë për ta zbuluar skuadrën e ardhshme të Cristiano Ronaldos, ndërkohë është verë dhe koha për pushime.

Ronaldo tregoi një moment të jetës së përditshme në jahtin e tij. Një xhevahir i vërtetë i detit, 27 metra i gjatë dhe i ndërtuar nga italiani Azimut-Benetti. Jahti i CR7 përfshin përdorim të gjerë të fibrave të karbonit për të lehtësuar peshat, ka pamje të jashtme të bardhë me linja të qarta sportive.

Bien në sy dritaret e mëdha që lejojnë një lidhje të drejtpërdrejtë me detin. Brenda tij mbizotëron luksi. CR7 dhe Georgina gjithashtu mundën të personalizonin disa mobilje sipas shijeve të tyre.

Jahti ka një dhomë të vërtetë ndenjeje brenda, të kompletuar me divane, karrige dhe tavolina, ndërsa divanet dhe shezlonget e tjera jashtë i lejojnë të shijojnë ujin dhe të bëjnë banja dielli. Me pak fjalë, në pritje të një klubi të ri, vera e Cristiano Ronaldos dhe Georgina do të jetë plot luks.