Transmetuar më 06-07-2022, 23:34

Lezhë- Policia e Lezhës ka shoqëruar dy vëllezër.

Gjergj dhe Ervin Ndreca, djemtë e xhaxhait të deputetit socialist Eduart Ndreca, u shoqëruan në polici.

Në momentin e ndalimit dy kushërinjtë e deputetit ishin duke lëvizur me një Range Rover. Ata u ndaluan pasi Gjergj Ndreca ishte në kërkim që prej 15 korrikut të vitit të kaluar për kultivim të lëndëve narkotike.

Në momentin e shoqërimit ata kanë debatuar dhe kundërshtuar shoqërimin në polici.