Transmetuar më 29-08-2022, 10:27

NASA- Njerëzit do të shkelin sërish në Hënë pas 50 vitesh.

Numërimi mbrapsht ka nisur për ngritjen e raketës gjigante të NASA-s drejt satelitit të Tokës.

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA do të dërgojë sot në orbitë një nga raketat më të fuqishme të dërguara ndonjëherë. Ky mision cilësohet si një nga hapat më të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit të vendosur më parë, kthimin e njerëzve në Hënë deri në vitin 2025.

SLS është mjeti më i fuqishëm i zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj “Artemis”, i cili synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen hënore, pas një mungese 50-vjeçare, sipas BBC.

Raketa është planifikuar të ngjitet nga Qendra Hapësinore Kennedy sot në orën 08:33 me kohën lokale (12:33 GMT; 13:33 BST). Detyra e tij do të jetë të shtyjë kapsulën provë, të quajtur Orion, larg Tokës.

Kjo anije kozmike do të rrotullohet rreth Hënës në një hark të madh përpara se të kthehet në shtëpi në Oqeanin Paqësor pas gjashtë javësh.

Orion nuk është i pajisur me ekuipazh për këtë demonstrim, por duke supozuar se i gjithë hardueri funksionon siç duhet, astronautët do të ngjiten në bord për një seri të ardhshme misionesh gjithnjë e më komplekse, duke filluar nga viti 2024.