Transmetuar më 13-09-2022, 12:04

Bayern Munich-Barcelona. Ose më mirë, Lewandowski kundër të kaluarës së tij dhe një miku të madh, Thomas Müller. Gjermani që në momentin e hedhjes së shortit ka lënë një takim me ish-partnerin e tij.

Ka ardhur koha e përballjes dhe lojtari i Bayernit flet për këtë në një konferencë për shtyp: "Marrëdhënia ime me Robert ka shkuar nga minus në plus me kalimin e viteve. Ne nuk shkuam shumë mirë që në fillim, por sot kam një marrëdhënie të shkëlqyer me të. Kur e la Bayernin nuk na dha shpjegime për largimin e tij. Në fund të fundit, çdo person merr vendimet e veta".

Pas asaj që ndodhi, Lewandowski kthehet sonte si kundërshtar në "Allianz Arena". Edhe Bayerni ka ndryshuar "lëkurë" pa të: "Mund të mos kemi më ‘9’ klasik, por mund të jetë gjithashtu një avantazh për ne, pasi tani të gjithë sulmuesit ndryshojnë pozicionet pa i dhënë pikë referimi mbrojtjes kundërshtare.

Për të ndaluar Lewandowskin do të jetë thelbësore ta përjashtoni atë nga loja, duke ia kufizuar furnizimet me pasime. Do të jetë e nevojshme të përpiqemi ta marrim topin sa më larg që të jetë e mundur, çka ndër të tjera i përket karakteristikave të lojës sonë".

Bayerni filloi "të belbëzonte" në Bundesligë, por nuk humbi ndeshjen ndaj Interit në Champions League: "Duhet thënë gjithashtu se barazimet tona kanë ardhur ndaj skuadrave që janë fokusuar më shumë në mbrojtje sesa në lojë.

Kur takohen klubet e mëdha evropiane, gjithçka ndryshon, madje edhe në nivel emocional dhe të pavetëdijshëm. Të gjithë janë shumë më të motivuar. Kjo është një nga ato ndeshje vërtet speciale dhe duke marrë parasysh se si Barcelona e filloi sezonin, është një motiv shtesë për ne. Jam i sigurt që presim një ekip shumë të ndryshëm nga ai që takuam herën e fundit”.