Transmetuar më 22-09-2022, 22:19
Kryeministri Edi Rama po i përgjigjet pyetjeve të gazetarit Blendi Fevziu në ‘Opijion’.
Mes të tjerash Fevziu e ka pyeur Ramën për raportet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi.
Edi Rama: Mund të kujdesemi bashkarisht për higjienën e kësaj studioje, të lutem. Të mbajmë një distancë nga ndotja. Nuk mund të sjellim këtu njerëz e gojë që përçojnë në shtëpitë e shqiptarëve ajër të ndotur. Është vendimmarrja jote personale, unë nuk marr pjesë në këto gjëra.