Transmetuar më 06-10-2022, 07:26

Francesco Totti e festoi 46-vjetorin e lindjes me të dashurën e tij të re, Noemi Bocchi, tre fëmijët Cristian, Chanel dhe Isabel, si dhe disa miq. Një festë surprizë e organizuar në një nga restorantet më për zemër të “Pupone”, të quajtur “Isola del Pescatore” në Santa Severa.

Një vend unik në det, me pamje nga kalaja. Aty, ish-kapiteni i Romës i bëri propozimin e martesës Ilary Blasi në fillim të viteve 2000 dhe shumë herë, me kalimin e kohës, çifti u kthye për disa përvjetorë.

Siç raporton e përjavshmja “Chi”, e cila ka publikuar të tjera foto ekskluzive, gjatë festës së ditëlindjes, Francesco Totti iu kushtoi shumë fëmijëve të tij, nën vështrimin e Noemi. “Nëse fëmijët ishin me të, kjo është edhe falë Ilary, e cila pavarësisht gjithçkaje ka ruajtur gjithmonë imazhin e të atit në sytë e tyre dhe i ka lënë të lirë ta duan atë”, – shkruante revista.

Darka u shoqërua me muzikën e Gianluigi Lembo, djalit të Guidos, i cili ndezi festën me repertorin e këngëve napolitane dhe disa klasike të viteve ’80.

Mbrëmjen e ardhshme festa u përsërit në shtëpinë e Noemi Bocchi. Fëmijët e Tottit e kanë takuar tashmë partneren e re të babait të tyre. Historia mes ish-futbollistit dhe stilistes 34-vjeçare të luleve është më serioze se kurrë. Totti ka nisur kështu një jetë të re, ndërsa Ilary është ende beqare, pavarësisht thashethemeve të shumta të periudhës së fundit.

Avokatët e Tottit dhe Ilary po punojnë për të gjetur një marrëveshje për ndarjen. Avokatët e Blasit kanë siguruar se prezantuesja televizive nuk ka kërkuar asnjëherë kompensim për “mirëmbajtjen” e saj.

Problemi për t’u zgjidhur, nga ana tjetër, do të kishte të bënte me kompensimin për mirëmbajtjen e fëmijëve, e gjykuar shumë e ulët për t’i lejuar ata të vazhdojnë të jetojnë siç kanë bërë deri tani. Për më tepër, prezantuesja e “Isola dei Famosi” nuk ka kërkuar pronësinë e asnjë shtëpie në zotërim të ish-çiftit VIP në Itali.

Francesco Totti prende in braccio la sua Isabel. Fonte: Chi

Chanel Totti a casa di Noemi Bocchi, fonte: Chi

Noemi Bocchi e Francesco Totti, fonte: Chi

Francesco Totti e Noemi Bocchi insieme, le prime foto

Francesco Totti e Noemi Bocchi insieme, le prime foto

Francesco Totti e Noemi Bocchi insieme, le prime foto