Transmetuar më 05-11-2022, 15:56

Britania e Madhe- Rritja e shpejtë e numrit të shqiptarëve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe me varka të vogla ka marrë një vëmendje të madhe mediatike. Në vitin deri në qershor 2022 janë paraqitur 7267 kërkesa për azil nga emigrantët shqiptarë, dyfishi i një viti më parë. Ros Atkins tregon pse po ndodh rritja dhe çfarë ndodh kur shqiptarët kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Robert Jenrick: Ka disa sfida të reja. Psh. numra shumë të mëdhenj shqiptarësh vijnë në Angli.

Pse? Shqipëria është në Europë dhe Qeveria britanike e cilëson si të sigurtë dhe me prosperitet. Por prosperiteti është relativ. Shqiptarët, në 20185, merrnin 1.70 paund për një orë pune kur në Angli ishte 15.20. Një sondazh i bërë në Shqipëri kishte dalë në përfundimin se 60% e meshkujve të rritur donin që të iknin. Vendet që e kishin më të lartë këtë shifër ishin Haiti, Sierra Leone. Por ka arsye të tjera pse po ikin shqiptaret. Na tregon më shumë Fatjona Mejdini.

"Numrat janë rritur sepse është më lirë. Më herët shqiptarëve u kushtonte më shumë para, kurse tani kalohet me 3000 mijë paund."

Më shumë vendime pozitive për azil merren me gratë, sepse besohet se janë viktima trafikimi, prandaj edhe kualifikohen për azi.

Edi Rama: Nuk është gjë tjetër veçse ksenofobi.

Përderisa varkat shkojnë e vijnë, kjo çështje mbetet politike por edhe një problem për ata që kanë vërtetë nevojë për një vend për t’u strehuar.