Transmetuar më 28-11-2022, 16:44

TIRANË– "Homeland Justice" nxjerr sërish të dhëna, kësaj herë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Me detaje, mbi 1000 faqe, me nga dhjetra secila ka të renditur: numrin e identifikimit; emrin; mbiemrin; atësinë; dita e lindjes; vendlindja; grupi i gjakut; e të tjera data që janë marrë nga servera të qeverisë. Krahas dokumentit me dhjetra mijëra të dhëna, hackerat iranianë kanë nxjerrë dhe një paralajmërim me disa fjalë për qeverinë. "A është më e rëndësishme për ju siguria e terroristëve sesa siguria e “shpikësve” shqiptarë? Ju nuk jeni të gatshëm të paguani çmimin e sigurisë dhe sigurinë e njerëzve tuaj. Atëherë, si e shpenzoni thesarin e qeverisë për mbrojtjen dhe promovimin e terroristëve? A do të thotë kjo gjë tjetër përveç korrupsionit qeveritar?,"-shkruajnë hackerat iranianë.

Më herët, hakerat kanë publikuar të dhënat kreut të SHISH, Helidon Bendo, të dhënat personale dhe udhëtimet jashtë vendit të kryeministrit, emailet e ish drejtorit të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, të dhënat personale të qytetarëve, numrat e telefonit, targat dhe llojet e automjeteve që posedojnë, dokumente dhe eamile të administratës publike, etj. Më 10 shtator, Shqipëria u përball me sulmin e dytë kibernetik, kësaj herë ishte sistemi TIMS, pas sulmit të shërbimeve online qeveritare dhe e-albania.