Transmetuar më 28-11-2022, 23:22

Mijëra qytetarë po shijojnë performancën e Dua Lipës në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Ajo është ngjitur në skenën e madhe dhe ka elektrizuar me këndimin e saj.

Këngëtarja është shoqëruar nga balerinët teksa performojnë para shqiptarëve.

Në skenë performoi edhe këngëtarja shqiptare, Elvana Gjata, e cila elektrizoi me pamjen dhe performancën e saj.

Këngëtarja e njohur, Dua Lipa ka qenë në një konferencë për mediat sot, ku iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Ajo foli ndër të tjera edhe për hartën e Shqipërisë etnike që postoi pak kohë më parë në rrjete sociale.

Veprimi i saj inatosi serbët, pikërisht me mbishkrimin “Autochthonous”.

“Kosova është Serbi”, ishin disa nga komentet në postimin e Dua-s.

Mirëpo, ajo theksoi sot se nuk ka pasur për qëllim që të ofendojë apo fyejë dikë. Madje, ajo shtoi se nuk kishte qëllim për të pasur debat.

“Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi”, vijoi ajo.

“Postimi nuk është bërë për asnjë nacionalizëm thjesht ka qenë me rëndësi që ne si shqiptarë kemi të drejtë të jemi krenarë që jemi shqiptarë. Ka shumë njerëz që duan të na bëjnë të ndihemi si dikush që nuk jemi. Kam pasur një ndjesi me shprehur që ne kemi të drejtën të krenohemi. Nuk kam pasur asnjë qëllim për të fyer dikë, për të pasur debat se nuk ishte shumë reagim i mirë ndaj meje por vendosa të qëndroj me mendimin që kisha”, theksoi ndër të tjera, Dua Lipa.