Transmetuar më 30-11-2022, 19:39

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin kosovar, por jo vetëm. Ish-partneri vret para maternitetit gruan shtatzënë.

Pamjet e mëposhtme janë fiksuar nga qendra spitalore e Kosovës.

Në video shihet trupi i pajetë i 35-vjeçares, e cila dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Trupi i saj është mbuluar me çarçaf të bardhë, ndërkohë që ende nuk ka dalë ndonjë informacion në lidhje me arrestimin e autorit.

Në vendngjarje shihen gjithashtu forca policie.