Transmetuar më 01-12-2022, 09:01

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbërrin sot në Tiranë.

Kjo është hera e parë në 27 vite që një president gjerman viziton vendin tonë.

Steinmeier do të pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Begaj.

Ceremonia do të nisë në orën 10:00, ndërsa do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në 10:55.

Sot do të mblidhet edhe Kuvendi, përrreth një orë ku presidenti gjerman do të mbajë një fjalë përshëndetëse.

Vizita e Steinmeier vjen në kuadër të turit që ai po zhvillon në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dy ditë më parë ishte edhe në Maqedoninë e Veriut.

Ai do të qëndrojë në Tiranë sot dhe nesër.