Transmetuar më 01-12-2022, 10:20

TIRANË- Britania u është ‘qepur’ emigrantëve shqiptarë dhe tashmë media, politika dhe shoqkria kanë nisur reagimet. Kjo çështje ka qenë objekt diskutimesh kohët e fundit.

Me kërkesë të Britanisë të dy qeveritë po marrin masa konkrete.

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë gjatë kësaj jave një bisedë telefonike me kryeministrin e Anglisë Rishi Sunak. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, bën të ditur se kjo telefonatë është kërkuar nga kryeministri Sunak.

Tema kryesore e bisedës do të jetë çështja e shqiptarëve që mbërrijnë me gomone në Angli.

Një ditë më parë qeveria angleze hodhi idenë e vendosjes së Shqipërisë në listën e bardhë duke i mohuar automatikisht të drejtën e kërkim azilit.

Vitin e shkuar parlamenti miratoi në kohë rekord marrëveshjen e nënshkruar në Tiranë nga ish-ministrja e punëve të brendshme Priti Patel me homologun Bledi Çuçi për dënimin e shpejtë të shqiptarëve të cilët mbarojnë vuajtjen e dënimit në burgjet angleze. Dy muaj më parë po në një kohë të shkurtër parlamenti shqiptarë ratifikoi memorandumin e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në shkëmbimin e të dhënave në ato shqiptare me qëllimin identifikimin e personave shqiptarë me precedentë penal që mbërrijnë në Angli.