Transmetuar më 02-12-2022, 09:14

Kosovë- Do të përcillet soty në banesën e fundit Hamide Magashi, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-bashkëshorti i saj para Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë.

Sipas familjarëve të 35-vjeçares, varrimi do të bëhet në orën 13:00.

Ndërkohë kujtojmë se Hamide Magashi u vra mbrëmjen e së mërkurës në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë. I dyshuari i vrasjes është ish-bashkëshorti i saj Sokol Halili, i cili është ende në arrati.

35-vjeçarja ishte e pajisur me urdhër-mbrojtje nga gjykata dhe e kishte deri në mars të vitit 2023, ndërsa policia po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të arrestuar Sokol Halilin.

Policia e Kosovës deri tani ka gjetur veturën me të cilën ka lëvizur i dyshuari dhe pasi ka kryer hetimet, e ka kthyer veturën në oborrin e shtëpisë së Sokol Halilit, ndërkaq ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e të dyshuarit.

Familjarët e të ndjerës kanë treguar se viktima dhe dorasi kanë qenë të ndarë që pesë muaj. Motra e viktimës ka bërë të ditur se autoritetet kanë qenë të njoftuara për problemet e viktimës me ish-bashkëshortin.

Gjykata Themelore e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka konfirmuar se ka pasur urdhër-mbrojtje ndaj 35 vjeçares e cila u vra mbrëmë në oborrin e QKUK-së.

Në njoftim thuhet se kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës ishte bërë me datë 08 shtator 2022.

“Të nderuar përfaqësues të mediave, lidhur me rastin që ka ndodhur mbrëmë me datë 30.11.2022, në oborrin e QKUK-së, ku i dyshuari S.H. dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë H.M, lidhur me këtë ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në bazë të dhënave nga Sistemi Informativ për Menaxhimin e Lëndëve SMIL, janë të evidentuar këto të dhëna. Me datë 08.09.2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëse S.H. sipas nenit 13 dhe 14 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje”, thuhet në njoftim.

Më tej gjykata bënë të ditur se pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit të kërkesës së urdhrit mbrojtës, me datë 13.09.2022 ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje me të cilën ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6 të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajve duke filluar nga data 13.09.2022 deri më datë 13.03.2023.

U vra mizorisht nga bashkëshorti pranë maternitetit/ PAMJET nga shtëpia ku jetonte e vetme Hamide Magashi (VIDEO) “Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës.

Me datë 23.09.2022, me aktgjykimin e evidentuar si: 2022:174052, i pandehuri S.H. është shpallur fajtor për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së dhe i është shqiptuar dënim me gjobë”, thuhet në njoftim.

Gjykata thekson se më 10 gusht 2022, Prokuroria Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzën e evidentuar si: PP.II.nr,1066/2022, me të cilin ka akuzuar të pandehurin S.H. për veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së, ndaj të dëmtuarës H.M.